Varfëria, fatura e fryrë e energjisë elektrike dhe pamundësia për ta paguar atë ka shkaktuar viktimën e radhës në Lezhë.
Një 52-vjeçar babai i 4 fëmijëve invalid prej 10 vitësh nga fshati Tale i Lezhës i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi fatura e energjisë elektrike së bashku më debited dhe kamatvonesat e akumulauara ndër vite, i kishte ardhur me një shumë prej 700 mijë lekësh të reja, ndërsa prej dy javësh i ishte ndëprerë energjia si debitor.
Viktima Gjovalin Lazri e ka patur të pamundur që të përballojë këtë fakt dhe sipas familjarëve kishte parajamëruar edhe më parë se zgjidhja e vetme ishte duke i dhënë fund jetës.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike e Lezhës. Sinkron Paulin MARKU Kryetar i PD-së Lezhë
Mësohet se prej 2 javësh familjes Lazri i ishte ndërprerë energjia elektrike, ndërsa brenda barakës ku jetonin kishte vetëm një llamp dhe asnjë paisje tjetër që mund të harxhonte energji elektrike.