NGJARJE TRAGJIKE NE SHBA
VRAU 7 QYTETAR DHE PASTAJ VETEVRITET
Një person i armatosur ka vrarë me armë zjarri 7 qytetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në fund është vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Misuri, në orën 10:15 të mbrëmjes ditën e enjte.
Sipas “New Your Daily News”, 36-vjeçari i armatosur me pistoletë si fillim ka vrarë dy persona në një shtëpi në Texas County.
Megjithëse policia është lajmëruar për të shtënat e armëve nga një vajzë e vogël, vrasësi nuk u ndalua por ka hyrë edhe në tre shtëpi të tjera në Tyrone, një komunitet rural në jug të Misurit.
Ai ekzekutoi në këto shtëpi 5 persona të tjerë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetën, transmeton shekulli.
Pas masakrës ai është larguar, por më pas është gjetur i vetëvrarë në makinën e tij pak kilometra larg zonës.
Policia amerikane nuk e bëri publik identitetin e autorit, por as zbuloi ndonjë motiv që e shtyu 36-vjeçarin drejt këtij krimi.