Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVrasjet po zbardhen, për pesë grupe mafioze nuk kemi prova

Vrasjet po zbardhen, për pesë grupe mafioze nuk kemi prova

Ministria e Punëve të Brendshme regjistron përqindje të lartë të vrasjeve të zbardhura, por vrasësit nga disa “banda mafioze” janë ende në kërkim. Për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është e rëndësishme që disa prej tyre janë pas hekurave, për krime të tjera.

Në një intervistë për REL ai flet për bashkëpunimin me prokurorinë dhe zbardhjen e vrasjeve të kohës së fundit në vend.

Ai thotë se është e çuditshme për të se si lejohen kriminelët të jenë pjesë e opinionit publike, gjegjësisht në media dhe rrjetet sociale.

“Por është një fakt dhe është diçka me të cilën jetojmë të gjithë. Fakti i dytë që është shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Brendshme është se ato bandat kriminale që kanë 30 vite dhe janë ndihmuar në disa baza, më në fund kemi një zgjidhje. Më në fund u hap një front i gjerë nga Ministria e Brendshme ndaj këtyre strukturave dhe për këtë ka fakte dhe prova”.

“Po të shikoni strukturat kriminale, luftën kundër trafikut të drogës, kush janë të arrestuarit, kush janë ata që vuajnë dënimin me burg, këto janë struktura të një bande kriminale apo të një tjetër”, tha Spasovski për luftën ndaj “bandave mafioze”.

Ai theksoi se numri i vrasjeve është ulur, ndërsa është rritur numri i vrasjeve të zbardhura.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!