Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVrasje pas një fjalosje për telefonin celular

Vrasje pas një fjalosje për telefonin celular

Dy persona janë arrestuar për shkak të vrasjes së B.R.(41) nga Gjevgjelia i cili mbrëmë rreth orës 7 është gjetur i vdekur me lëndime në kokë.
Të dyshuar janë K.I. (31) për kryerje të vrasjes dhe R.K. (43) për ndihmë gjatë vrasjes.
Sipas policisë, rasti për personin e vdekur është denoncuar nga një mjek i ndihmës së shpejtë, i cili ka konstatuar vdekjen me shenja të dhunës te personi B.R., i gjetur në shtëpinë e të akuzuarit të dytë R.K. Ekspertiza ka treguar se para dy ditësh në periudhën nga ora 21 deri në ora 22, në shtëpinë familjare të R.K., kanë qenë ai dhe B.R. Në një çast ka arritur i dyshuari i parë K.I. dhe ka filluar ta akuzojë B.R. se ia ka vjedhur telefonin celular. Më pas K.I. e ka sulmuar B.R. në pjesëne fytyrës dhe ka vazhduar ta godasë në pjesën e kokës deri në vdekje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments