Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaVozitësi maqedonas me „veç nja dy birra“ ndalohet nga policia gjermane

Vozitësi maqedonas me „veç nja dy birra“ ndalohet nga policia gjermane

Sipas një komunikate të mëparshme të policisë gjermane, në vendparkimin e autostradës në afërsi të Wormsit në Gjermani, është kontrolluar një vozitës kamioni nga Maqedonia, i cili policëve u ka rënë në sy pas kundërmimit të madh në alkool. Kontrolli është kryer gjatë të dielës, para se vozitësi të vazhdonte rrugën pas pushimit të fundjavës.

„Veç nja dy birra“, u ka thënë shkurt vozitësi 44-vjeçar maqedonas policëve kurreshtarë gjermanë duke i sinjalizuar se caku i tij ka qenë vetëm deri në Majnc, njofton Shtegu.com. Mirëpo, gjatë kontrollit më të hollësishëm të vozitësit, tek ai është matur një sasi prej 1,3 promila alkool në gjak. Ai është dashur ta prolongojë vozitjen e tij me kamion deri në gjendjen e rregullt shëndetësore që parasheh ligji gjerman. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments