Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriVoton Edi Rama: Të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një...

Voton Edi Rama: Të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin Atdhe

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në qendrën e votimit në Surrel. Pasi ushtroi të drejtën për të votuar, kryeministri shqiptar tha përpara gazetarëve se të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime, por pa harruar që jemi një familje e të njëjtit Atdhe.

“Sot është një ditë e bukur me diell fantastik. Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj atyre që me votën e vet shprehin një opinion tjetër. Mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe.

Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të dalë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, u shpreh Rama.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments