Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVonesa të mëdha në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Vonesa të mëdha në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Qeveria nuk e di se kur do të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve konfirmuan informacionin se afati mund të zgjatet për më shumë se tre vjet. Megjithatë, vonesa do të bëhet zyrtare pas Vitit të Ri.
Atëherë qeveria dhe kompania kineze “Sinohydro” do të lidhin dy anekse të marrëveshjeve njëri për të vazhduar afatin e punës, dhe tjetri për paratë shtesë që shteti duhet ti paguajë për korrigjimin e lëshimeve në këtë rrugë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se shpreson që parregullsitë e këtij seksioni do të korrigjohen në tre vitet e ardhshme.

“Nëse ishin gati përllogaritjet, ne do shkonim me një aneks të kontratës, për afatin kohor dhe për shumën. Pasi përllogaritjet nuk janë gati, dhe janë me qëllim që të mos kalojë janari 2018, shkojmë me aneksin e kontratës me zgjerimin e afatit, pastaj me fonde shtesë”,- deklaroi Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ende nuk dihet sa para do të duhet të paguajë shteti për ndërtimin e gjashtë lidhjeve rrugore të harruara. Sugareski tha se shuma e plotë që duhet ta paguajmë për dështimet në këtë rrugë do të përcaktohen në vijim, pas së cilës do të nënshkruhet aneks i kontratës. Fillimisht u spekulua me 130 milionë euro, vetëm për gabimet. Projekti fillestar kushtoi 375 milionë euro për 57 km autostradë. Kjo do të thotë se kjo autostradë, shtetit do ti kushtojë gjysmë miliard euro. Sugareski shtoi se shteti nuk i ka borxh tre milion euro kompanisë “TRANSMET”, e cila është përfshirë në përgatitjen e këtij drejtimi rrugor. Dhe rreth autostradës për në Shqipëri dhe Kosovë, Sugareski tha se kur do të ketë një dokumentacion cilësor të projektit, atëherë do të shpallë tenderin dhe pastaj do të fillojë ndërtimi i këtyre dy rrugëve të rëndësishme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments