Sunday, December 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiVOA: Departamenti amerikan i Shtetit shpall non grata kryetarin e komunës së...

VOA: Departamenti amerikan i Shtetit shpall non grata kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko

Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit. Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Zëri i Amerikës-VOA

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F7145045.html&h=AT3swHUdbLztc_F2kSXbJbpbaMUe2T9S1SBPTLCXLClo-PLamqFVKXbttY8N_oIcTNB9Mf_WrHpiimmZqKpO2KrqLPtTUw5w7OtQvcwLrLHafYjntlik11ogOvN22j1GdfSG_x368_OJ1to

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!