Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVMRO-ja është kundër orës policore për 58 orë gjatë fundjavës

VMRO-ja është kundër orës policore për 58 orë gjatë fundjavës

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk pajtohen me propozimin për orë policore prej 58 orëve gjatë fundjavës së zgjatur.

“Është e palogjikshme të njoftohet se restorantet do të jenë të hapura nga e marta, ndërsa do të jetë e detyrueshme të rrish në shtëpi gjatë gjithë fundjavës së zgjatur. Me fjalë të tjera, e diela dhe e hëna janë të rrezikshme sipas qeverisë së LSDM-së, ndërsa e marta jo ”, thonë nga VMRO-ja.

Nga kjo parti kujtojnë se ata edhe për festën e Pashkëve kishin konsideruar se orari i orës policore ishte shumë i rreptë dhe se tani vlerësojnë sërish të njëjtën gjë për festën e Bajramit. Sipas kësaj partie, në këtë mënyrë po shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Në të njëjtën kohë, me masa të tilla, LSDM-ja me vetëdije hyn në provokimin e tensioneve dhe konflikteve në mes të popullatës dhe ekspozon policinë drejt një situate të padëshirueshme”, theksojnë nga VMRO-DMPNE.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive deri tek qeveria ka propozuar orë policore prej 58 orëve, respektivisht nga dita e shtunë në ora 19:00 deri ditën e martë në ora 05:00. Të dielën, myslimanët festojnë Fitër Bajramit, që sipas ligjit është festë shtetërore në vendin tonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments