Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVMRO ia jep Zejdit 19 deputetë të vetë të formojë një grup...

VMRO ia jep Zejdit 19 deputetë të vetë të formojë një grup të ri dhe të paraqesë interpelancë për rrëzimin e LSDM-së dhe BDI-së

Shefi i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski e ka ftuar deputetin e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi për rrëzimin e Qeverisë.

“Koleg Skënder, hajde ta rrëzojmë së bashku qeverinë kriminale dhe popullore të delegjitimuar!

Pasi 61 deputetë e nënshkruan qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid filloi një fushatë brutale, me shumë presione, kërcënime dhe shantazhe për të shkelur dinjitetin njerëzor dhe për të cenuar besueshmërinë e Kuvendit të Maqedonisë”, deklaroi Micevski.

Ai tha se deputët e opozitës duan ta ruajnë dinjitetin para popullit që e përfaqësojnë

“Kolegë Skender Rexhepi, ta ruajmë dinjitetin e deputetëve dhe prandaj ju bëj thirrje që së bashku t’i japim fund nëpërkëmbjes së deputetëve nga regjimi hibrid dhe në përputhje me nenin 92 të Kushtetutës, të zgjedhim 19 deputetë nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe të paraqesimi në Kuvend iniciativë të re për votim mosbesimi ndaj qeverisë së regjimit hibrid LSDM-BDI.

Të mos ketë arsyetime pse është nënshkruar kjo apo ajo sepse kjo është votë kundër regjimit hibrid LSDM-BDI. Shpresoj se do të qëndroni së bashku me shumicën e deputetëve dhe do ta ruajmë dinjitetin e deputetit dhe reputacionin e Kuvendit të Maqedonisë”, është shprehur ai. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments