Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVMRO dhe VLEN ranë dakord për bashkëpunim për qeverinë e ardhshme

VMRO dhe VLEN ranë dakord për bashkëpunim për qeverinë e ardhshme

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN sot kanë realizuar takim, ku siç informojnë është rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, raporton Portalb.mk.

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vllado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, u pritën në selinë e VLEN në Shkup nga Arben Taravari, Izet Mejiti, Biljal Kasami dhe Afrim Gashi.

“Është rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit”, informuan nga VMRO-DPMNE.

Bashkim Bakiu nga VLEN pas përfundimit të takimit theksoi se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur.

“Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, lartë poshtë nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat”, tha Bakiu.

Nga VLEN konfirmuan se është rënë dakord që nga dita e hënë bisedimet të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese.

Koalicioni për qeveri të mundshme midis VMRO-DPMNE dhe VLEN tani më është paralajmëruar disa herë nga të dyja palët.

Nga ana tjetër, Fronti Evropian u mblodh sot në Shkup për të diskutuar në lidhje me Qeverinë e ardhshme. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti zbuloi edhe një deklaratë të përbashkët politike të datës 07.12.2023, që siç tha është e nënshkruar nga kryetarët e Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike. Në këtë deklaratë mes tjerash thuhet:

“Ne, partitë politike të nënshkruara më poshtë, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi dhe detyrën që kemi ndaj qytetarëve, ndjejmë detyrimin të deklarojmë se jemi plotësisht të vendosur që, tani dhe në të ardhmen, të bashkëpunojmë dhe të bashkëqeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese si kusht për të vazhduar procesin e integrimit të vendit në BE”.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!