Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVjen i ftohti i madh në Maqedoni, deri në -20 gradë

Vjen i ftohti i madh në Maqedoni, deri në -20 gradë

Enti për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron ciklonin Bojana, i cili do të shoqërohet me temperatura shumë të ulëta që do të arrijnë deri në -20 gradë dhe erë të fuqishme, shpejtësia e së cilës do të arrij deri më 80 km në orë.

Meteorologu Boris Sekirarski theksoi për Shenja se formimi i ciklonit të ri Bojana do të filloj të formohet në orët në vazhdim. Reshjet e borës do të paraqiten në pjesën veriperëndimore të cilat gjatë natës janë shpërndarë gjithandej dhe do të intensifikohen.

Sipas tij, pothuajse gjithandej do të formohet shtresë e bardhë dhe gjithë kjo do të jetë e shoqëruar me erë të fuqishme. Më e theksuar do të jetë në pjesët perëndimore dhe ato jugore, të cilat në qytete do të jenë nga 10-15 centimetra, derisa në vendet malore do të jetë 30 centimetra.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe nesër dhe në disa vende era veriore do të jetë shumë e fuqishme dhe do ta arrij shpejtësinë deri 80 km në orë.

Temperaturat maksimale sot ( e enjte) do të bien dhe do të lëvizin në interval prej -5 deri 2 derisa edhe më ftohtë pritet të jetë të premten me temperaturat maksimale nga -7 deri në 0 gradë, ndërsa në mëngjes në të gjitha vendet do të jetë rreth -15 kurse në vendet malore -20 gradë.

Për shkak të temperaturave shumë të ulta do të ketë edhe ngrica kështu që udhëtarëve dhe shoferëve ju sugjerohet të jenë shumë të kujdesshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments