Kohën e fundit të dhënat policore flasin për uljen e numrit të rasteve të paraqitura në polici për vjedhje të rëndë. Megjithatë nga MPB thonë se kujdesi duhet të vazhdojë madje edhe gjatë periudhës së verës ku frekuentimi i njerëzve në qytet është i shtuar.
MPB rekomandon që objektet e banimit të sigurohen , dyert dhe dritaret të mbyllen para se të dilet nga shtëpia, si dhe kujdes se çfare postohet në rrejtet sociale. Qytetarët e anketuar nga servisi publik kërkojnë shtim të numrit të policëve nëpër rrugë sepse është alternative e vetme për ti parandaluar vjedhjet.
“Asesi nuk mund të mbrohemi vetëm nëse ka si më parë policë gjatë rrugëve, tash nuk sheh policë në rrugë, para një muaji i kanë vjedhur vajzes sime në banesë gjëra me vlerë”.
“Mbrëmjeve i mbyllim dyert sepse nuk ka siguri si kohërave të kaluara”.
“Unë kujdesem që ta mbroj veten sepse askush nuk jep lloagri për mua, dhe sigurisht që mbremjve i mbyllim dyert, që mos të ndodhe ndonjë vjedhje”.
“Ne vetëm e mbyllim portën mbremjeve” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Nga MPB thonë se po punojnë për parandalimin e veprave penale, megjithëse kërkojnë bashkëpunim me qytetarët në drejtim të respektimit të rekomandimeve qi japin.
“MPB në vazhdimësi merr masa për të sankionuar këto vepra penale.Sipas statistikave numri i vjedhjeve të rënda është në rënie dhe kjo falë masave represive dhe preventive që i ka ndërmarrë MPB. Ne nuk ndalemi këtu por vazhdimisht punojmë dhe në qytetin e Shkupit kemi në vazhdimësi akcione preventive , në të cilat kemi takime me qytetarët u japim këshilla me qëllim që të parandalojmë kryerjen e këtyre veprave penale pasi që në pjesën më të madhe këto vepra mund të parandalohen para së gjithash kur qytetarët i respektojnë këshillat si: të mbyllin dyert e shtëpive të tyre, automjetet, të mos lënë gjëra me vlerë në automjete si dhe kur të shkojnë në pushime të mos postojnë në rrjetet sociale pasiqë në këtë mënyrë kuptohet që ska askush në shtëpi etj” – tha Toni Angellovski nga MPB.
Nga MPB thonë se bashkëpunojnë me të gjitha organizatat dhe me shoqatat jo qeveritare ,me qëllim të parandalimit të vjedhjeve dhe në këtë mënyrë të kontriubojnë për sigurinë e qytetarëve.