Kryetari i Komunës së Çairit, Visar, Ganiu, për të cilin sot u informua se ka rezultuar pozitiv në testin për virus korona, tha se qytetarët duhet të vetëdijesohen se situate është serioze. Sipas tij, së fundmi qytetarët u ndjenë më të lirë, por kjo bëri që tashmë në Çair numri të jetë më i lartë se në komunat tjera, në nivel ditor.
Ai apeloi tek të gjithë qytetarët dhe jo vetëm tek banorët e Çairit, që të respektojnë masat, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, sepse siç, thotë ky është misioni më i shenjtë.
Ai shton se qytetarët nuk duhet të mendojnë se virusi ka kaluar, por të kujdesen maksimalisht për respektim të rekomandimeve, sepse përndryshe rreziku do të vazhdojë të jetë i pranishëm.