Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiVigan Bilali,avokati strugan thotë se Bogovica duhet ta padisë EVN-në dhe të...

Vigan Bilali,avokati strugan thotë se Bogovica duhet ta padisë EVN-në dhe të merren masat gjyqësore për mosreagim, shtylla elektrike rrezikon jetën e banorëve (FOTO)

Banorët e fshatit Bogovicë të Strugës për Struga Ekspres shprehen të shqetësuar pêr shkak të një shtylle elektrike e cila është gati për tu shembur dhe se rrezikojnë jetën e banorëve dhe shtëpive rreth saj.

“Shtylla elektrike ka 3 muaj që po na rrezikon jetën,shtëpitë tona,jemi të shqetësuar dhe të frikêsuar,po na shkakton ankth çdo ditë.
Kemi dy muaj radhazi që rastin në fjalë e kemi lajmëruar në EVN, nuk ka asnjë reagim deri më sot.Kërkojmë që nëpërmjet Struga Ekspres ky problem madhor që kemi, të reagoje urgjentisht EVN-ja dhe institucionet përkatëse.Mund të ndodh më e keqja”, shprehen të shqetësuar dhe të revoltuar banorët e Bogovicës për Struga Ekspres.

Këto janë pamjet të cilat vërtetojnë se banorët e Bogovicës kanë nevojë që urgjentisht tu vihet në ndihmë nga EVN-ja e cila e ka detyrim ligjor dhe jo këta banorë të jenë në mëshirë të fatit.

Vigan Bilali, avokati strugan në komentin e tij në faqen Struga Ekspres shprehet se fshati Bogovicë duhet ta padisë EVN-në dhe se duhet të merren masa gjysësore

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments