Natën e kaluar në mes orës 19 dhe 22, disa persona të panjohur kanë kryer grabitje në shtëpinë e 25-vjeçarit V.S nga Reçica e Vogël.
Duke përfituar nga mungesa e familjarëve të shtëpisë, me forcë kanë hapur derën e përparme, kanë kontrolluar plotësisht dhomën e gjumit dhe nga sirtari e rrëgallit kanë marrë 5 copa bizhuteri të ndryshme ari, dhe pa u vënë re nga askush, personat janë larguar nga shtëpia.
Sipas gjetjeve paraprake të inspektimit, vlera e grabitur vlerësohet në rreth 45 mijë denarë.
Policia është duke punuar për të zbuluar kryesit.