Vidhen stoli ari dhe 50 mijë denarë

0
16

Katërdhjetë e pesëvjeçari V.N. nga Shkupi mbrëmë në polici ka paraqitur se në shtëpinë e tij në rrugën “Pehçevska”, nga ana e dy kryesve të panjohur është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast janë marrë stoli të ndryshme të arit dhe 50.000 denarë, me çka kryesit janë pajisur me dobi pronësore kundërligjore prej rreth 270.000 denarëve. Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se kryesit vjedhjen e kanë bërë në atë mënyrë që kanë hyrë përmes tarracës. Gjatë ikjes nga shtëpia, ata janë hasur me pronarin e shtëpisë, i cili ndërkohë është kthyer në shtëpi. Ai ka tentuar t’i parandalojë, por dy personat kanë arritur të ikin. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit, thekojnë nga MPB.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5