Një grua që luftoi me gjithë forcën e saj kundër një bande për të mbrojtur një thes që përmbante 75 mijë dollarë, u godit nga grabitësit pasi ata ikën nga vendi i ngjarjes.
Policia tha se gruaja, e cila ende nuk është identifikuar, është ndjekur nga grupi ndërsa ka lënë një bankë të premten pranë Hjustonit në Teksas, transmeton Indeksonline.
Një video e publikuar pikërisht nga zyra e policisë tregon se grindja nis afër nj veture kur gruaja po bën rrugën drejt një pompe-derivatesh.
Gruaja, e cila tani thuhet se është në gjendje kritike në spital, u godit dhe u tërheq fuqishëm në asfalt.
Ndërsa Mark Herman, komisari i policisë në këtë pjeë tha se personat e dyshuar e kanë bërë këtë edhe më parë duke përdorur forcë brutale.
Një nga të dyshuarit tashmë është arrestuar dhe thuhet të jetë David Mitchell, 31 vjeçar, njeri i akuzuar për grabitje të rëndë me një armë vdekjeprurëse.
I dyshuari i dytë është identifikuar dhe është Travonn Johnson, 27 vjeçar, duke shtuar se po kërkohen edhe disa të tjerë./Indeksonline/