Thursday, September 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrest shtëpiak për ish-drejtoreshën e “Komunalec” të Gostivarit, Artana Asani

Arrest shtëpiak për ish-drejtoreshën e “Komunalec” të Gostivarit, Artana Asani

Ish-u.d. drejtoresha e ndërmarrjes publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, e dyshuar në rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në qytet, kalon në arrest shtëpiak.

Vendimi është marrë me kërkesë të mbrojtjes së të dyshuarës dhe pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria Themelore Publike, njoftojnë nga Gjykata Themelore e Gostivarit. Dy zyrtarët e tjerë të dyshuar, drejtues në ndërmarrjen publike, për momentin mbeten në paraburgim.

Ish-u.d. drejtoresha e “Komunalec” Gostivar, Artana Asani, drejtori teknik Leon Nuredini dhe udhëheqësi i Sektorit të Ujësjellësit, Vadedin Dervishi, dyshohen për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, përkatësisht për ndotje të ujit të pijshëm.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!