Janë publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila si pjesë e një grupi kriminal në Itali.  Mësohet se ky grup vepronte midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës.

Gjatë ndërhyrjes së kryer për 13 urdhra paraburgimi, u arrestuan 9 persona pasi ka dyshime të forta se ata janë pjesë e një grupi kriminal që trafikon drogë në sasi të mëdha.

Mes të arrestuarëve është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.