Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniVideo e rrallë: Këngë e valle në familjen e Adem Jasharit para...

Video e rrallë: Këngë e valle në familjen e Adem Jasharit para luftës (VIDEO)

Një video e rrallë është publikuar në rrjetin social Facebook, ku shfaqet familja e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari. Publiku në të shumtën e rasteve ka shikuar pamje të familjes me armë në dorë e duke luftuar, por këto pamje janë të rralla, për shkak se shfaqin momente gëzimi në familjen e heroit të Kosovës.

Gjithsesi, festimet me armë nuk kanë munguar as në familjen Jashari.

Siç edhe shihet në video, data e incizimit të këtyre pamjeve te familja Jashari është 4 tetori i vitit 1995, kur në Kosovë mbizotëronte paqja e brishtë.

Përveç burrave duke kërcyer, shfaqen edhe anëtarët e tjerë të familjes. Gratë dhe fëmijët të cilët po qëndronin në shtëpi.

Pamjet brenda familjes nuk janë të tëra që shfaqen në video, aty paraqiten edhe momentet e luftimeve heroike të familjes ndaj ushtrisë serbe. /GazetaExpress/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments