Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVesel Memedi të dorëzojë mandatin e deputetit, ja kush e kërkon

Vesel Memedi të dorëzojë mandatin e deputetit, ja kush e kërkon

Aleanca për Shqiptarët kërkon që Vesel Memedi të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi që e pa veten e tij se sa vota grumbulloi në zgjedhjet e fundit. Kjo kërkesë po bëhet nga Aleanca për Shqiptarët në Gostivar, por edhe nga strukturat e larta të kësaj partie.

“Vesel Memedi nuk ka dinjitet për të mbajtur mandatin e deputetit që e fitoi falë votave dhe pranisë së tij në listën tonë udhëheqëse për deputetë në zgjedhjet parlamentare. Me tradhëtinë që ia bëri ASH-së, ai duhet menjëherë të dorëzojë mandatin dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij. Dëshmia se ai nuk ka përkrahje dhe nuk gëzon besimin e elektoratit të ASH-së u dëshmua në zgjedhjet e fundit lokale”, theksojnë anëtarë të lartë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas tyre, kërkesa që ai të lë mandatin u bë edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, ku nga shtabi i Arben Taravarit u kërkua që menjëherë të deponojë dorëheqjen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments