Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Nuk tërhiqemi nga vaksinimi i fëmijëve, përndryshe ska shkollë e...

Venko Filipçe: Nuk tërhiqemi nga vaksinimi i fëmijëve, përndryshe ska shkollë e çerdhe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se nuk tërhiqet nga qëndrimi fëmijët e pa vaksinuar mos ti pranojnë në shkolla dhe çerdhe.

Pas informatave jozyrtare se në disa shkolla nuk respektohet vendimi për fëmijët e pa vaksinuar të ndjekin mësimin, Filipçe ka paralajmëruar se këtë javë do të mbajë mbledhje me Komisionin për sëmundje infektive dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijojnë rekomandime të reja.

Ministri poashtu ka paralajmëruar se do të forcohen kontrollet e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe do të vijojnë dënime për ata që nuk e respektojnë vendimin. Në ndërkohë edhe pse ka filluar viti ri shkollor nuk është evidentuar ndonjë rritje e të prekurve të fëmijëve me fruth.

Javën e kaluar janë regjistruar vetëm pesë raste të reja me fruth, edhe atë nga fëmijë të pa vaksinuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments