Në qershor do të arrijë rreth 110 mijë vaksina “Pfizer” nëpërmjet sistemit Kovaks dhe rreth 80 mijë nëpërmjet marrëveshjes direkte me prodhuesin. Në këtë moment janë paraqitur 180 mijë qytetarë të cilët presin t’u caktohet termin, 40 mijë janë mbi 60 vjet, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe në emisionin e mbrëmshëm në TV Telma, Filipçe tha se ajo që ishte paralajmëruar sipas raportimeve të fundit, vaksina “Sinovak” e cila sot u miratua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vendin tonë do të arrijnë 500 mija doza,njofton SHENJA,transmeton Struga Ekspres.