Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAvokatja Slaveska: Institucionet dështuan totalisht në rastin e Toni Salit

Avokatja Slaveska: Institucionet dështuan totalisht në rastin e Toni Salit

Institucionet përkatëse shtetërore dështuan në rastin Toni Sali, sipas avokates të tij Tamara Slaveska Apostolovski. Në pjesëmarrjen e sotme në emisionin “200” në Alsat, ajo prezantoi disa nga labirintet ligjore nëpër të cilat kaloi duke u përpjekur të siguronte një numër personal identifikimi për maturantin, Toni Sali, i cili vdiq kohë më parë.

Nga Drejtoria e evidencës së Librave Amë mora njoftim për vendim negativ . Me Tonin dorëzuam ankesë, i cili skadon për 60 ditë, por jo pasi ta paraqes unë, por pasi ta paraqesë Drejtoria në Komisionin e Shkallës së Dytë. Kam hasur në problem, së pari është pandemi, nuk punojnë, pastaj vetëm të martën dhe të enjten pranojnë klientë, nuk mund t’i merrni me telefon … Sonja intervenoi me lidhje, të informohemi për rastin dhe zbulova se rasti ishte dërguar më 4 mars, ndërsa unë e paraqita ankesën më 8 janar. Çfarë bëri lënda për dy muaj? Drejtoria dhe Komisioni Shtetëror janë në një distancë prej 50 metrash “, thotë avokatja Slaveska Apostolovski.

Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments