Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Ja kur do të kthehet në normalitet jeta në Maqedoni

Venko Filipçe: Ja kur do të kthehet në normalitet jeta në Maqedoni

Jeta në shtet gradualisht do t’i kthehet normalitetit kur për këtë të piqen kushtet dhe po bëjmë planifikimet në këtë drejtim, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Megjithatë, ai theksoi, se nuk mundet lehtë edhe procesi i përgjithshëm i punës por edhe jeta të kthehet në normalitet me intensitetin e njëjtë duke e pasur parasysh përvojën e disa vendeve të tjera, si dhe parashikimet se gjithmonë ekziston rreziku për pikun e dytë të pacientëve të diagnostifikuar.

“Në këtë drejtim në periudhën që pason, javën e ardhshme e filluam komunikimin intensive me përfaqësues të odave ekonomike, të cilëve prej anës tonë do t’u jepet udhëzim i qartë operatorëve ekonomikë, kapaciteteve prodhuese, restoranteve se si duhet procesin e tyre të punës ta organizojnë atëherë kur do të vijë momenti të hiqen të gjitha masat restriktive dhe rigoroze dhe i gjithë ky proces gradualisht të kthehet në normalitet”, sqaroi Filipçe.

E gjithë kjo, tha ai, do të punohet në periudhën derisa zgjasin masat me të cilat beson se do t’i jepet fund rrugës së përhapjes së virusit me qëllim që për një kohë të shkurtër pas heqjes së masave, sërish të mos ballafaqohemi me rrezik serioz nga vala e pacientëve të cilët tani i kemi shmangur me sukses.

Shteti është në fazë në të cilën masat e vendosura janë më rigorozet, por Filipçe tha se njëherësh po përgatiten edhe për periudhën për kthimin e plotë në normalitet atëherë kur të piqen kushtet.

“Në pajtim me numrin e sapo të diagnostifikuarve, i cili sinqerisht shpresoj se në bazë të parashikimeve nga fundi i prillit do ta arrijë pikun, gradualisht jeta t’i kthehet normalitetit dhe procesit të plotë të punës, tha Filipçe.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments