Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Do të kërkojmë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Venko Filipçe: Do të kërkojmë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se në Këshillin e sigurisë do të kërkojnë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nesër duhet të mbahet takim i Këshillit të sigurisë. Ne do të kërkojmë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme për disa shkaqe në mënyrë që të kemi mekanizma lidhur me implementimin e rekomandimeve të këtilla edhe në periudhën që pason”, tha FIlipçe duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ai nuk saktësoi nëse do të kërkohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë të reja apo më pak.

“Na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme sepse disa nga masat vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Është shumë me rëndësi ato të vlejnë edhe më tutje. Është shumë me rëndësi të kemi instrumente në duar të punojmë me këto mekanizma, lidhur me restriksionin e lëvizjes, dekretet të cilat vlejnë dhe kështu me radhë. Na nevojiten instrumente me të cilat rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të mund të implementohen përmes Qeverisë”, tha Filipçe.

Gjendja e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon të shtunën.

Nëse sillet vendim të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme dhe Qeveria parashtron propozim, Këshilli për siguri duhet të mbajë mbledhje të re të premten dhe presidenti të sjellë vendim për vazhdimin e saj.

Në të kundërtën, gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, që fillimisht ishte shpallur më 18 mars, pas çka u soll edhe një vendim për 30 ditë të tjera, do të përfundojë të shtunën.

Dy vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, për shkak se ai ishte shpërndarë.

Nëse përbërja parlamentare nuk do të ishte shpërndarë nga Kuvendi, në vend të presidentit do të duhej t’i sjellë vendimet për shpallje të jashtëzakonshme, siç është paraparë me Kushtetutë.

Dy vendimet e shefit të shtetit për gjendje të jashtëzakonshme u mbështetën para Gjykatës kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për inicim të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments