Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Brenda shtatë ditëve arrijnë 500 mijë vaksinat kineze

Venko Filipçe: Brenda shtatë ditëve arrijnë 500 mijë vaksinat kineze

Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, transmeton Alsat. Filipçe tha se ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, ndërsa për vaksinat Pfizer tha se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë.

“Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së. Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të vijnë nga sistemi COVAX gjatë qershorit. Nuk kemi informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës jemi informuar se brenda shtatë ditëve mund ti presim 500 mijë dozat e vaksinës Sinovac”, tha mes tjerash Filipçe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments