Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionZoran Zaev: Ligji për shtetësinë do të miratohet

Zoran Zaev: Ligji për shtetësinë do të miratohet

Zaev thotê se nuk ka dilema që ligji për shtetësi do të miratohet edhe përkundër bllokimit të tij nga opozita maqedonase, do të gjendet zgjidhje që ai ligj të miratohet.

Më tej kryeministri maqedonas shtoi se për ligjin për shtetësi janë pajtuar edhe pushteti edhe opozita, ndërsa logjikën e partisë “E Majta”, që po e bllokon atë, thotë se nuk e kupton.

“Besoj se do të gjendet zgjidhje. Vërtetë nuk e kuptoj logjikën e së ‘Majtës’. Unë nuk mund t’i kuptoj, ata a janë të majtë a të djathtë, apo po bëjnë gara me VMRO-në, kush do të bllokojë më tepër Kuvendin, por rezultatet do t’i shohin në zgjedhje. Ligji për shtetësi është për të gjithë qytetarët tanë dhe ai është pranuar nga të gjithë edhe nga opozita edhe nga pushteti, nga të gjithë. Kjo është zgjidhje që e bëmë në bazë të standardeve evropiane”, tha Zaev.

Përndryshe, Ligji për shtetësi ka mbetur në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e vendit fqinj. Ky propozim ligj po zvarritet nga deputetët e opozitës, duke mbajtur fjalime të gjata e duke kërkuar pauza. Ndërkohë e shfrytëzojnë rastin, pasi nuk ka kohë të caktuar se sa ligji mund të qëndroj në Komision.

Për ligjin për shtetësi ishin dakorduar, pas takimit të kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Selës dhe Afrim Gashit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments