Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenko Filipçe: 2790 persona janë të prekur me koronavirus, 1632 janë shëruar...

Venko Filipçe: 2790 persona janë të prekur me koronavirus, 1632 janë shëruar (FOTO)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prej 1.272 testimeve janë regjistruar 180 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve raste janë regjistruar në:

– Shkup 109
– Kumanovë 26
– Dibër 1
– Shtip 15
– Tetovë 12
– Strugë 1
– Veles 1
– Manastir 1
– Ohër 1
– Gostivar 8
– Gjevgjeli 2
– Vallandovë 1
– Sveti Nikollë 1
– Negotino 1

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 52 vjeçar nga Kumanova i cili është shtruar në spital me 30 maj. Në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë 68 vjeçar nga Shkupi, që është hospitalizuar me 29 maj.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se kanë regjistruar 11 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët e shëruar janë regjistruar në Shkup-6, Prilep 1 dhe Veles 4.

Numri i personave që janë diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 2790, prej të cilëve 1632 janë shëruar , kurse 149 kanë humbur betejën me Covid-19. Për momentin ka 1.009 raste aktive.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments