Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNaqe Çulev: Ora policore nuk është ideale, por duhet të respektohet

Naqe Çulev: Ora policore nuk është ideale, por duhet të respektohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në vigjilje të festës Dita e shpirtrave u bëri apel qytetarëve t’i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes.

“Këtë vit këto dy festa të mëdha dhe të rëndësishme i shënojmë në rrethana më ndryshe të përballur me një sfidë të madhe dhe serioze – ta ruajmë shëndetin tonë nga virusi Kovid-19. Jam i vetëdijshëm se vendimi aktual për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nuk është ideal por duhet të respektohet. Numri i madh i personave të cilët janë bartës të virusit është fakt të cilin nuk duhet ta injorojmë dhe anashkalojmë. Por, ky numër na obligon edhe të gjithë neve që jemi bartës të funksioneve publike dhe politike, vendimet të cilat i sjellim të bazohen në argumente dhe jo në politikë ditore, veçanërisht ato vendime të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkroi Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.

Porosit se të gjithë janë përgjegjës për shëndetin e tyre por edhe për shëndetin publik dhe se disiplina dhe përgjegjësia janë karakteristikë e njerëzve të mëdhenj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments