Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVendosi Gjykata Kushtetuese: E diela të jetë ditë jopune në Maqedoninë e...

Vendosi Gjykata Kushtetuese: E diela të jetë ditë jopune në Maqedoninë e Veriut

E diela mbetet ditë jopune për shumicën e punëtorëve në vend. Kështu ka vendosur shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së.

Zëdhënësja e shkallës më të lartë gjyqësore në vend, Kika Belovska, në një konferencë për media tha se Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur që të mos iniciojë procedurë për shqyrtimin e vendimit ligjor që e shpalli të dielën ditë jopune për shumicën e punëtorëve.

Në fakt, gjyqtarët kushtetues vendosën të mos e pranojnë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, të cilën ata e konsiderojnë si jokushtetuese.

Belovska njoftoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i formës së prerë dhe se në rendin juridik të vendit mbetet i vlefshëm që e diela të jetë ditë jopune për shumicën e punëtorëve në vend, përveç aktiviteteve që janë të përcaktuara si përjashtim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments