Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQyteti“Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, me kushte të rënda (VIDEO)

“Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, me kushte të rënda (VIDEO)

Kryetari i Strugës Ramis Merko shetit me makinën e re Audi A6, kurse fëmijët tanë detyrohen të shkojnë në një objekt të shkatërruar që vetëm shkollë nuk mund ti thuash, thonë prindërit fëmijët e të cilëve këtë vit shkollor do të duhet ta ndjekin në objektin e vjetër të shkollës “Vëllezërit Milladinovci, në Strugë. Objekti i ri që u dhurua nga komuna turke e Byjikçekmexhe akoma nuk është gati, ndërsa kishte filluar  të ndërtohen në verën e vitit 2015. Ata thonë se janë të gatshëm të bojkotojnë mësimin dhe të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

“Megjithëse komuna lëshoi një deklaratë më 19 korrik se gjërat do të përfundonin deri në 25 gusht dhe se fëmijët do të fillojnë mësimet në objektin e ri, nga e gjithë kjo nuk ka asgjë. Mbetet që fëmijët të mësojnë edhe më tej në këtë shkollë, që është shtëpia e frikës dhe tmerrit”.

Kjo godinë, e ndërtuar para Luftës së Parë Botërore, edhe nëse bie pak shi, pikon në klasat e katit të dytë, ndërsa në korridore ka myk. Dyshemeja në ndërtesë është në gjendje të rëndë, njëjtë si te shkallët që çojnë drejt katit të dytë. Hapësirat edhe më tej ngrohen me dru.

“Kryetari deri më tani ka premtuar shumë, por asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim. Çdo vit gënjen se do ta lëshoj shkollën e re në përdorim. Për pak nuk është përfunduar ndërsa kot shpenzohen paratë për automjete dhe marrëzira”.

“Na premtuan se shkolla e re do të jetë e gatshme që në janar. Ja erdhi shtatori ndërsa gjatë dimrit janë ngrohur me dru të lagura. Të gjithë ishin të sëmurë”.

“Kishte situata kur prindërit prej shtëpie sillnin dru që të mund të ngrohen fëmijët gjatë dimrit. Disa herë kishte edhe sëmundje ngjitëse. U paraqit zgjeba, që është a palejueshme për shekullin 21 të paraqitet kjo sëmundje. U paraqitën edhe morra në kokë nga papastërtia”.

Drejtorja premton se kah fundi i shtatorit, objekti do të jetë gati.

Ndryshe, komision i veçantë që e formoi komuna në vitin 2014 ka vërtetuar se në këtë shkollë nuk ka kushte minimale për mbajtjen e procesit arsimor.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments