Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVëllai i Zoran Zaevit: Nuk krahasohem me Mijallkovin, nuk jam as kryeshef...

Vëllai i Zoran Zaevit: Nuk krahasohem me Mijallkovin, nuk jam as kryeshef e as reketues

Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në një intervistë për “Faktor” thotë se nuk e shfrytëzon fuqinë që është vëlla i kryeministrit, ashtu siç komentojnë në opinion dhe siç thotë ai, nuk mund të krahasohet me ish drejtorin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, transmeton Express.
“Ajo është rezultat i lirisë që e kemi në shoqërinë tonë. Sipas të gjitha gjasave në mungesë të “kryeshefit” të tipit të Sasho Mijallkovit i cili nuk ka më fuqi politike ndaj njerëzve, andaj edhe duhet të kuptohet se ka mbaruar koha e kryeshefave dhe reketuesve. As nga larg nuk krahasohen, as me personalitetin, por as me veprat e Sasho Mijallkovit”, deklaroi Vice Zaev.

Ai tha se, “as në të kaluarën, por as tani nuk e shfrytëzon pozitën e vëllait të tij për biznese”.

“Bizneset e mia, as në të kaluarën, por as tani nuk janë të lidhura as me pushtetin qendror, por as me atë lokal. Bizneset e mia bëjnë gara në treg dhe suksesi im në atë fushë varet nga aftësia, kreativiteti dhe guximi në udhëheqjen e biznesit tim”, deklaroi vëllai i Zaevit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments