Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVeleshtari Brendon Bekteshi është super talenti, i vetmi nga Maqedonia që do...

Veleshtari Brendon Bekteshi është super talenti, i vetmi nga Maqedonia që do të marrë pjesë në Eurotour- 9-Ball – Dynamic Billard, Itali

Brendon Bekteshi, bilardisti i Klubit të bilardos “Rrapi” nga Struga, ndodhet ne Treviso Te Italisë, për të marrë pjesë në Eurotour – 9-Ball – Dynamic Billard BHR Treviso Open që mbahet në qytetin Treviso te Italisë
Brendon Bekteshi, do të jetë i vetmi përfësues nga Maqedonia në këtë kampionat , ndër 180 pjesëmarrësit nga mbarë bota
Brendon Bekteshi, bilardisti nga Struga, është së bashku me Dritar Bajramin, bilardistët më të mirë të Klubit të bilardos “Rrapi”, që ka marrë pjesë në shumë turne dhe kampionate shteterore, si p.sh. në Manastir dhe Shkup, në kampionatet kombëtare në Sarandë e Tiranë dhe ato ndërkombëtare në Selanik të Greqisë, Lihtenshtajn dhe në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës në “US Open 9 ball” në Norfolk të Virginia ne SHBA
Traineri i KB “Rrapi” Fisnik Bekteshi shprehet i kënaqur dhe i privilegjuar si trainer që bilardisti i klubit që drejton ai, është pjesë e elitës botërore të bilardistëve, që Strugën dhe KB “Rrapi” e afirmon edhe në këtë sport mjaft të popullarizuar në shumë vende të botës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments