Bekim Demir, 39 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës në burguen e Idrizovës, vetëm disa ditë para se të dalë në liri. Ai është i burgosuri i tetë që ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës në vitin 2017 dhe romi i katërt qëka ndërruar jetë në burgjet e Maqedonisë vetëm për 9 muaj, thonë nga Qendra evropiane për të drejtat e Romëve me seli në Budapest.
Nga QEDR njoftuan se rastin e tij do ta nxjerrin para gjykatës, si pjesë e padisë kolektive lkundër Drejtorisë për realizim të sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë, që përfshin vdekjen e tre romëve tjerë në burgje, raporton Nova.tv.
“Sërish rrethanat për vdekjen e një romi janë të dyshimta dhe të pasigurta. Familja e Bekimit ka pranuar thirrje telefonike prej tij ditën që ka ndërruar jetë. Ai u ka thënë se ka vështirësi gjatë frymëmarrjes pasi mjeku i burgut ia ka dhënë dy injeksione prej të cilave është ndier i paralizuar. E ka lutur familjen e tij që të vijë dhe ta shpëtojë”, transmeton Gazeta Lajm.
Bekimi ka vuajtur dënimin tre vjeçar me burg për shkak të vjedhjes dhe nuk ka pasur probleme më serioze shëndetësore para se të pranohet në burgun e Idrizovës, ku gjatë vizitave familja e tij ka vërejtur se me kalimin e kohës gjendja e tij po përkeqësohet. Ai ka dy vajza në moshë 4 dhe 12 vjeçare.