Vdes 42 vjeçari në Aargau, goditet nga kamioni

0
16

Një burrë 42-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një kamion.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sipas gazetës zvicerane “20 minuta”, kamioni ka qenë pa shofer në momentin kur është goditur për vdekje 42-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në kantonin e Aargaut, gjatë ditës së djeshme.

Edhe pse ndihma erdhi, për burrin kishte qenë vonë, pasi lëndimet kishin qenë të rënda.

Prokuroria ka hapur një hetim në lidhje me rastin, por ende nuk janë sqaruar rrethanat.
(FOTO ILUSTRIM)


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5