Humbja e jetës tē mësuesit Selman Dauti nga Ladorishti i Strugës, më 17 korrik 2020, ditën e premte, pikëlloi shumë familjarët, miqtë, kolegët dhe ish nxënësit e tij.
Rrugētimi i tij në arsim pēr më shumë se 40 vite në arsim la shumë për të dëshiruar duke arsimuar breza të tërë nē kohët më të vështira të monizmit dhe më pas.
Mësuesi strugan, Selman Dauti ka lindur mē 2 janar 1944, ne Ladorisht, i rritur jetim pasi gjermanët ja vranë babain në Ladorisht po në kētë vit.
Shkollen fillore e kreu ne Ladorisht, ndërsa Normalen në Shkup.
Selman Dauti pasi mbaroi normalen në Shkup, ai filloi me punën e mësuesit në fshatin Çegran të Gostivarit.
Në datën 20 shtator 1965 kthehet në Strugë, për të vazhduar me mësimdhënien në Misllodezhdë deri në vitin 1973, mandej më 1 shtator 1973 transferohet nē shkollēn e Dollogozhdës, ku në fund do të inkuadrohet në shkollën e Koroshishtës në 1 shtator 1991.
Në datën 20 prill të vitit 2006 pensionohet duke lënë pas më shumë se 40 vite në arsim.
Ai prej shumë vitesh, në shi dhe në borë rrugën nga Struga deri në fshatrat e Strugës ku punonte mësues e bënte gjithmonë me biçikletē dhe motoçikletë, nuk ka munguar as edhe një ditë në mēsim.
Selman Dauti ishte themeluesi i SHKA “Migjeni” në Dibër, mandej vazhdoi aktivitetin në Strugë.
Ish kolegēt tregojnë se ai ka qenē njē nga intrumentalistët e talentuar duke luajtur në mandolinë duke patur edhe prirje në këndim.
Në shumë mbrëmje gazmore me stafin e mēsuesve dhe grupimin me nxënës, ishte pikërisht mësuesi Selman Dauti i cili i jepte kuptimin festēs me mandolinën e tij dhe zërin e bukur.
Zini Jusufi,përgjegjës i shkollës fillore “Ekrem Jakupi” në Koroshisht tregon për Struga Ekspres se mësuesi Selman Dauti, ishte njeri i dashur dhe shumë fisnik, njeriu i dijes dhe me një shpirt të madh,i qeshur dhe korrekt gjithmonē me kolegēt dhe nxënësit.
“Humbja e jetës së Selman Dautit, na pikēlloi shumë por shkolla jonē nuk do ta harrojë kurrë mēsuesin dhe veprimtaria e tij do jetojē gjatē nē kujtimet tona dhe gjurmët që la në kētë shkollë,u shpreh Zini Jusufi për Struga Ekspres.
Selman Dauti pērveç se ishte dashamirë i artit përjetēsisht,ai ishte edhe një sportdashēs i flaktē, një nga tifozët e flaktë në futboll, sidomos i klubit FC.Struga “Trim&Lum.
Ja si shprehen pēr humbjen e tifozit të tyre nga klubi strugan:
Sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të një tifozi special te klubit tonë😔
Mësuesi Selman, ishte një sportdashës të cilin e gjeje gjithmonë në shkallët e stadiumit kur luante Fc Struga!
Në këtë moment të vështirë për familjen, dëshirojmë tju përcjellim ngushëllimet më të sinqerta nga i gjithë klubi jonë!
U prehtë në paqe🙏🏻”, shprehen nga FC.Struga.
Selman Dauti ishte babai i katër femijëve, dy vajzave dhe dy djemve.
Kujtim Dauti, një nga djemtë e Selman Dautit tregon me lotë në sy jetën dhe kontributin e babait të tij.
“Humbja e jetës së babait tonë na pikëlloi pa masë, ishte njeriu që na rriti me sakrificē dhe na edukoi më së miri, na edukoi dhe shkolloi, ishte i dashur dhe i qeshur me të gjithë, ai i deshte dhe i respektonte tē gjithë, kolegët,shokēt miqtē madje dashuria për fëmijēt nuk i ka munguar kurrë deri në frymën e fundit.Babai jonē është simboli o familjes sonë, ështē dashuria jonë e përjetshme”, pērfundon Kujtim Dauti, djali i të ndjerit Selman Dauti.
Pasi Struga Ekspres njoftoi lajmin e vdekjes së mësuesit simbol tē Strugës, ishin qindra mesazhe ngushëllimi, në mesin e tyre ish nxēnës dhe koleg.
Struga do ta mbaj mend gjatë mësuesin e palodhshëm dhe veprimtarin e çështjes kombëtare
Prehu në paqe, Mësues Selman Dauti, i përjetshēm qoftē kujtimi për ty.
(Struga Ekspres)