Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit

Vazhdojnë kërkimet në liqenin Glazhnjë për 30-vjeçarin nga fshati Nikushtak i cili të dielen hyri në ujërat e pendës dhe nuk doli. Pas 3 ditësh kërkime, ende nuk janë gjetur gjurmë. Tre ekipe të zhytësve nga “Tigrat”, zhytësit nga Velesi dhe Tetova nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë kërkuar ditën e djeshme ujërat në liqen. Sipas informacioneve të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, dje në kërkim u janë bashkuar edhe një ekip prej pesë zhytësve nga Kosova. Pasdite u përdor edhe i ashtuquajturi “akuadron” të cilin e shfrytëzuan ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për kërkimin e thellësisë së liqenit artificial në Likovë.

Të hënën në terren ishte edhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov. Ai tha se kërkimi është duke u bërë në thellësi prej 40 metrave, por dukshmëria është shumë e dobët. “Me pajisje speciale futen në liqen deri në 40 metra thellësi, ndërsa duhet të përmend se dukshmëria është shumë e ulët, diku 40 centimetra, çka e vështirëson edhe më shumë zhytjen dhe kërkimin e terrenit. Në të njëjtën kohë, terreni është shumë i pjerrët, gjë që e bën edhe më të vështirë kërkimin”, shpjegoi Angellov.

Edhe nga SHA Ujësjellësi “Fusha e Kumanovës Likovës” informuan se është stopuar rrjedha që t’u ndihmohet ekipeve në kërkim dhe të mos krijohen rryma në liqen.“Uji në rrjedhën themelore të pendës së Gllazhnjës është i mbyllur, me qëllim që të zvogëlohet rrjedha e ujit në digë, që të mund të punojnë zhytësit”, deklaroi drejtori Oliver Ilievski.

Hetimi për të riun nga fshati Nikushtak po zgjat prej ditës së diel kur ai në orët e pasdites kishte hyrë në ujërat e Glazhnjës dhe nuk kishte dalë më.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments