Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVasfi Doko: Mashtrimi i radhës!

Vasfi Doko: Mashtrimi i radhës!

Shkruan: Vasfi Doko – Bartës liste për deputet në zonën 5

Mashtrimi i radhës!

O Zot na ruaj nga të paditurit se nga të diturit ruhemi vetë. Jo rastësisht këtë status e fillova me këtë thënie ku vetëm ishte pyetje e kohës kur “oslloboditellat” do na dalin me ndonjë sihariq “ekskluziv” ku qytetarët më në fund sipas tyre do të ngazëllohen dhe do të thuan “shyqyr e morëm shtetin” do të bëhemi me kryeministër.

Jo rastësisht e përdori ironinë si mjet të sqarimit të fluskulave e “oslloboditellave” ku ato 18 vjet na gatuajnë të njëjtën meny. O ju, a mendoni se ky popull ende ha bari, a ende mendoni do të shitni dysh për gogla. Marrja e postit të kryeministrit në shtetet me demokraci parlamentare dihet si bëhet ndërsa ne si shqiptarë për një perspektivë të afërt nuk shpresojmë se mundet të bëhet (ju lutem mos më keqkuptoni, jo se nuk duam një gjë të tillë).

Një mundësi e kapshme dhe shumë reale është propozimi i PDSH-së gjegjësisht kryetarit z.Menduh Thaçi për zv.kryeministër shqiptar me të drejtë të vetos (mospajtim) ku të gjitha aspektet e natyrës së interesit shqiptar të vendohen në binare të drejtë. Demokracia konsensuale është mjet i fuqishëm për barazi politike, ekonomike dhe në të gjitha aspektet e funksionimit të shteteve të zhvilluara evropiane. Mos harrojmë se kjo kërkesë për kryeministër është mashtrim i radhës ku 18 vite pushtet i BDI-së janë 18 vite zhgënjim, mospërfilljet, mbivotim, afera korruptive, proçese të montuara politike, shpërngulje e rinisë nga paperspektiva e gjithanshme etj.

Gjithë kjo duhet të kuptohet si minimizim e kërkesës të PDSH-së për zv.kryeministër shqiptar me të drejtë të vetos dhe në “demek” ja jemi një hap para të gjithëve. Në kohën kur pandemia merr hov më të madh edhe kujdesi dhe përgjegjësia duhet të jetë më e madhe ju “oslloboditella” kthjelluni se populli më nuk është “dele” si që e mendoni ju dhe në këto zgjedhje parlamentare do ta merrni goditjen politike më të rëndë ku do të ngelni si një ëndër e keqe e Shqiptarisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!