Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërfundon viti shkollor 2019/2020

Përfundon viti shkollor 2019/2020

Përfundon viti shkollor 2019/2020 nga i cili një e treta ishte onllajn
Përfundon viti shkollor 2019/2020 nga i cili një e treta ishte onllajn
Publikuar 08:39 10 Qershor, 2020
YOU MAY LIKEMgid

Find Out Why Asian Women Make The Best Girlfriends Here
Asiadate
Për 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve edhe rreth 19 mijë filloristë, sot përfundon viti mësimor 2019/2020, për herë të parë në rrethana të jashtëzakonshme dhe jashtë bankave shkollore të cilat mbetën të zbrazëta prej 11 marsit për shkak të rrezikut nga përhapja e infektimit me koronavirusin.

Gjysmëvjetorin e parë e shënuan negociatat “vjeshtore” të Sindikatës SASHK me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rroga më të larta dhe paralajmërimet për grevë, që rezultuan me marrëveshje të arritur në nëntor, ndërsa mësimdhënësit nga janari i këtij viti i morën 10 përqindëshin e kërkuar.

Në gjysmëvjetorin e dytë edhe nxënësit, edhe mësimdhënësit, u përballën me një situatë të re dhe deri më tani të panjohur që e imponoi pandemia me KOVID-19. Mësimi tre muaj u mbajt nga distanca dhe onllajn, ndërsa me dekretet qeveritare me fuqi ligjore u mundësua edhe baza juridike që e-mësimi deri në fund të vitit shkollor të llogaritet si formal, d.m.th. zëvendësim adekuat i mësimit klasor në shkolla.

Gjatë tre muajve të kaluar nxënësit dhe mësimdhënësit u adaptuan me mësimin onllajn, me ç’rast u përdorën mjete dhe platforma të ndryshme për videokomunikim.

Që të lehtësohet mënyra e mësimit të materialit, MASH në partneritet me UNICEF-in e vendosi edhe platformën nacionale arsimore Eduino.gov.mk me video leksione për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat për nxënësit i xhiruan mësimdhënës klasor dhe të lëndës nga shkollat e vendit. Çdo ditë në servisin publik u emetua edhe emisioni “TV Klasa” me përmbajtje arsimore në gjuhën maqedonase dhe shqipe nga programet e parapara mësimore.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e infektimit, Qeveria në fund të prillit solli vendim që mësimi onllajn të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor, si dhe vendim që këtë vit të mos ketë maturë shtetërore e cila organizohet nga mesi i qershorit. Maturantët do të mund të konkurrojnë në fakultet në regjistrimet në gusht-shtator me diplomën për arsim të mesëm të kryer.

Për një muaj është shtyrë regjistrimi i filloristëve për vitin 2020/2021, kështu që në vend në tërë majin, si vitet e kaluara, prindërit kanë mundësi prej 1 deri më 30 qershor t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në arsimin fillor.

Afatet për regjistrim të nxënësve në shkolla të mesme, rregulluar në Konkurs, nuk ndryshojnë, kështu që më 16 dhe 17 qershor është paraqitja e parë në afatin e qershorit, me atë që zbatimi i regjistrimeve do të jetë në përputhje me protokollin e sjellur nga Qeveria sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në intervistë për MIA-n, para rreth dhjetë ditësh, paralajmëroi se po i kushtohet vëmendje dhe po bisedohet edhe për çështje si do të veprohej nëse rrethanat me epideminë në vendin tonë janë të njejta apo edhe më të këqija në fillim të vitit shkollor 2020/2021. Tha se nëse do të jetë situata e njejtë, ndoshta edhe masat do të jenë të njejta apo mësimi do të organizohet ndryshe.

“Në përgjithësi nëse kemi situatë të njejtë, rrethana të njejta, ndoshta do të përballemi me masa të njejta apo do të mendojmë në drejtim të riorganizimit apo organizimit tjetër dhe realizimit të mësimit në bankat shkollore”, tha Ademi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments