Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëVarroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Është varrosur me ceremoni shtetërore, polici Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën  të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në varrimin e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, pjesëmarrës ishin krerët e shtetit, po ashtu, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Presidentja josa Osmani, gjatë fjalimit të saj ka thënë se Afrim Bunjaku, është hero i secilit shqiptar, pasi ai bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës.

Më herët, Osmani i ka ndarë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

“Rreshteri Afrim Bunjaku dhe pjesëtarët e Policisë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuar nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtjen, integritetin territorial dhe sovranitetin dhe vunë në vend dinjitetin e Kosovës”, ka deklaruar presidentja.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001.

Të dielën më 24 shtator në një përleshje me një grup të armatosur të Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës./Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments