Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në përputhje me nenin 82 nga Rregullorja për gara në FFM solli vendim për të skualifikuar ekipin Vardar Forina nga garat e radhës në Ligën e Dytë – Perendim për shkak të mosparaqitjes së pajustifikuar në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën e Dytë – Perendim ndërmjet KF Vardar Forina – KF Gostivar që duhej të zhvillohej me 27 shkurt të vitit 2021 në Gostivar.
Komisioni për gara këtë ndeshje e regjistrojë me rezultat zyrtar 0:3 për ekipin e Gostivarit.
Ekipi i Vardar Forinës rikthehet në nivelin më të ulët të garave në Lidhjen Komunale të LFK Gostivar.