Vajza nga Nishi, Krushevci, Vranja dhe Beogradi tash e ca vite shkojnë në Kosovë për të dhënë shërbime seksuale me pagesë prej 20 dollarësh.
Sipas njohurive të gazetës Novosti të Beogradit, ato merren me prostitucion, duke iu dhënë shërbime seksuale jo vetëm pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe shqiptarëve, nuk bëjnë kurrfarë dallimesh mes tyre, pasi janë të interesuar vetëm të përfitojnë nga kjo punë, transmeton lajmi.net.
Vajzat nga Serbia jugore dhe perëndimore sigurohen nëpërmjet ca individëve serbë, të cilët kanë bashkëpunëtorë në mesin e shqiptarëve në Kosovë dhe të cilët iu sigurojnë bujtjet, ushqimin dhe klientelën.
“Më së shumti serbe ka në hotelin Grand në Prishtinë, ku haptas ofrojnë shërbimet e veta”, thotë një qytetar i Vranjës, i cili e njeh mirë këtë trafikim prostitutash në Kosovë.
“në kohë të fundit, shumë të reja nga Beogradi vijnë individualisht në Kosovë, akomodohen në hotele dhe nisen ofrimit të shërbimeve seksuale. Pikërisht ato e kanë zbritur tarifën e mëhershme prej 50 dollarëve, në gjithsej 20 dollarë”, thotë ky bashkëbisedues.
Një vajzë e re 21 vjeçe nga Nishi thotë se është e papunë dhe se në qytetin saj të lindjes “nuk ka shanse të gjejë punë”.
“Për këtë arsye para pak kohësh kem qenë një muaj në Prishtinë”, tregon ajo për Novosti.
“E kam pasur dhomën në hotel dhe pa kurrfarë makro-i kam fituar goxha shumë para, sepse pjesëtarët e KFOR-it janë të pangopshëm. Vërtetë tarifa ime ka qenë e ulët, por nëse brenda një dite kisha 10 klientë, atëherë i bie që kam fituar një shifër të madhe, për të cilën deri dje as që kam mundur të ëndërrojë”.