Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniUnë me plot mburrje mbështes fuqishëm kandidatin shqiptar, profesorin e nderuar Blerim...

Unë me plot mburrje mbështes fuqishëm kandidatin shqiptar, profesorin e nderuar Blerim Reka


Me kandidimin e prof Blerim Reka në garën presidenciale të shtetit dhe mbështetjen e opozitës shqiptare Levizja Besa dhe Aleanca per Shqiptaret, mbetet gjallë shpresa për përfaqësim dinjitoz të votës së shqiptarëve si faktor detirminues në zgjedhjen e presidentit të shtetit, duke shtuar peshën politike në gjitha konstilacionet. Vendimi i partive politike shqiptare në pushtet për të mbështetur një kandidat maqedon, përkundër folklorizmave të deritanishme me të cilat fitonin zgjedhjet, nuk është parimor e as për të mbrojtur interesat e votuesit shqiptarë. Ky vendim i tyre mbështetet në tre arsye të thejshta:

E para, dështimi në qeverisje dhe zhgënjimi i madh i qytetarëve nga mos realizimi i premtimeve që ua dhanë elektoratit të vet dhe që rrezulton një mashtrim i rradhes.
E dyta, frika për të dalë të vetëm të përballen me opozitën shqiptare, duke e ditur rrezultatin paraprakisht, ku padyshim do të dilte fitues opozita në kampin politik shqiptar.
E treta dhe jo më pak e rëndësishmja, bëhet fjalë për parti të kapura nga krimi dhe korrupsioni, të ndjekura dhe proceduara penalisht nga organet e drejtësisë dhe PSP, që bëri të detyrohen ti hanë fjalët e veta dhe të pranojnë kandidat të cilin para pesë viteve, vetë e kishin shpallur të papranueshëm.

Për këto arsye, ata vendosën të fshihen pas LSDM-së, kinse mbështesin një kandidat konsensual, e që të gjithë ne e dijmë se ai është kandidat i një etnie dhe një partie të po të njejtës etni. Me shpresë se do të maskojnë humbjen dhe për t’ju shmangur ballafaqimit në teren, sajuat kandidatin konsensual që dikur ishte jokonsensual. Vetëm ktheni memorien dhe analizoni sa i madh është ndryshimi nga komunikata e UÇK-së për bashkim kombëtar, tubimet foklorike dhe brohoritjet UÇK UÇK, kërkesat për 20 deputët shqiptar, deri te reshqitja që ka fut BDI-në drejt politikës “pragmatike” të Amdi Bajramit ” ska rëndësi çka bëj dhe sa vota marr, me rëndësi është që unë çdoherë do mbetem në qeveri”.
Soni hajrli, veç ta dini se shumë hak i keni këtij mileti, andaj dhe kështu Zoti të korit prej në dunja kur keqpërdor amanetin e popullit. Unë me plot mburje mbështes fuqishëm kandidatin shqiptar profesorin e nderuar Blerim Reka, e ju e mbajtshi me shëndet Stevën, kandidatin që vetë e kritikuat, refuzuat dhe njollosët.
Ne si koalicion opozitar, nuk kemi asnjë problem me kandidatin tuaj Stevo Pendarovski, i cili vendosi të merr aminin e partisë së vetë dhe partive të tjera maqedonase, para të cilit ju u gjunjëzuat dhe demaskuat. E respektojmë si kundërkandidat, por ne vleresojmë se tani është momenti për dy gjera të reja.
E para, të faktorizojmë votën shqiptare, të mbështesim fuqishëm dhe të kalojmë ne rreth të dytë për herë të parë në historinë e Maqedonisë një kandidat shqiptar, duke pasur parasysh se në Maqedoni ka mbi 500.000 votues shqiptar.
Dhe e dyta, të testojm kozmopolitizmin dhe “jetën për të gjithë” të partnerëve tuaj, duke sfiduar ata që në rreth të dytë të votojnë një kandidat shqiptar siç shqiptarët kanë votuar këto tre dekada kandidat maqedonas. Kjo do të ishte demokracia dhe jeta e vërtetë për të gjithë!

Adnan Azizi
Sekretar organizativ i Lëvizjes BESA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!