Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniUjëra të zeza kanë filluar të rrjedhin në liqenin e Ohrit

Ujëra të zeza kanë filluar të rrjedhin në liqenin e Ohrit

Gazetar: Miki Trajkovski

Një pjesë e mirë e sipërfaqes së liqenit të Ohrit, afër vendbanimit të Grashnicës, është me ngjyrë të errët, shkruan Alsat.

YouTube video
Bëhet fjalë për fekale dhe ujëra të tjera të zeza që derdhen në liqen për shkak të sistemit jofunksional të filtrimit. Sipas ambientalistëve, kjo është katastrofë ekologjike.

“Ky është një problem kyç sepse shumë shpesh ndodhin sëmundjet infektive, sëmundje stomaku. Ne kemi informacion të tillë nga mysafirët që vijnë këtu, kështu që është vërtet turp që kjo po ndodh në shekullin 21 dhe sinqerisht nuk shohim asnjë shpresë se do të zgjidhet”, deklaroi Borçe Stojanoski- shoqata ekologjike “Grashnica”.

Më shumë se dy vjet më parë, shteti riparoi një pjesë të kolektorit, por jo edhe rajonin rreth Grashnicës. Objektet lokale të gastronomisë kërkojnë që shteti të zgjidhë menjëherë problemin.

“Pamja nuk është e mirë, është anti- reklamë për të gjithë ne. Njerëzit që jetojnë këtu janë të rrezikuar. Të gjithë jemi duke humbur”, tha Musa Rashid- pronar hoteli.

Nga inspektimi i Inspektoratit shtetëror të mjedisit thuhet se gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm kanë konstatuar se bëhet fjalë për përzierjen e ujit atmosferik dhe me atë fekal. Ndryshe, në të kaluarën ky plazh konsiderohej si plazh i qytetit të Ohrit dhe ishte ndër më të pëlqyerit në breg./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!