Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderU përfol si tifoz i Cërvena Zvezdës, komentatori shqiptar Kosta Grillo: Dua...

U përfol si tifoz i Cërvena Zvezdës, komentatori shqiptar Kosta Grillo: Dua që të fitojë…

Gazetari i njohur shqiptar, Kosta Grillo do të rikthehet sërish të komentojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni futbollistik, pikërisht përballjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezdes.

I ashtuquajtur derbi ballkanik do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në SYRI TV dhe SYRI.net, ndërsa Grillo ka pohuar në studio se ndihet i emocionuar për rikthimin e tij.

Gjithashtu gazetari që prej kohësh është në qendër të vëmendjen sqaroi të vërtetën pasi në mediat online është përfolur si “tifoz i skuadrës serbe”, por e vërteta është krejt ndryshe.

“Jam shumë i emocionuar që do të rikthehem të komentoj një ndeshje kaq të madhe dhe të rëndësishme, një derbi ballkanas kaq i madh i cili ven nëpërmjet një televizioni të ri që ka hyrë fuqishëm në vend.

Titujt në portale të bëjnë tifoz me Crvena Zvezdën, si qëndron e vërteta?

“Gjej rastin të flas direkt me shikuesit pasi portalet kanë luajtur me fjalët e mia duke vendosur tituj të paqenë. Unë nuk jam një tifoz i madh i Zvezdës unë jam një simpatizues i kësaj skuadre, në vitin 1991 të gjithë ishin tifoz me atë skuadër që nuk kishte në organikë lojtarë serbe, por mmaqedonas madje edhe lojtarë shqiptarë të cilët fituan Kupën e kampioneve. Unë nuk jam tifoz me Zvezdën por unë jam një tifoz i Tiranës por mbi të gjitha jam tifoz i skuadrës shqiptare. Unë jam gjithmonë fans i skuadrave shqiptare që të kualifikohen sidomos kur luan skuadra e 17 nëntorit.

Parashikimi, favoritët? “Do të jetë një ndeshje 50-50. Favorizuese është fakti që ndeshja do të luhet në Shqipëri dhe e dyta është kjo ndeshje vjen pas suksesit të Tiranës e cila vjen me moralin e lartë. Tirana nuk ka çfarë të humbë. Nëse Tirana do të eliminojë Zvezdën do të jetë në lajmet kryesore të medieve ndërkombëtare. Tirana duhet të luajë me qetësi dhe nëse minutat kalojë dhe Zvezda nuk do të shënojë atëherë skuadra serbe do të humbë besimin dhe acarimin në fushën e lojës”, tha Grillo.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!