“Ajo që po flitet sot në Veleshtë, pas ngjarjes së mbrëmshme në Vjenë, është se 21-vjeçari Nexhip Vranezi nga Veleshta, përfundoi shërbimin e tij ushtarak në Austri disa ditë më parë dhe nesër pritej të fillonte punën e re. Në fakt, dalja e tij mbrëmë, sipas banorëve, ishte festë për shkak të punës së re.
Familjarët e Nexhip Vrenezit thonë se ende nuk besojnë në atë që ka ndodhur.
Kaba kujtoi se Nexhip Vrenezi ishte një djalë me mentalitet perëndimor të jetës dhe sjelljes, i cili u rrit dhe ishte arsimuar në Austri. Nuk e njihte Veleshtën, por vinte këtu me kënaqësi. Vrenezi do të varroset në Veleshtë.
Miki Trajkoski