Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTronditet Kërçova: Ndërron jetë në moshë të re mjekja dhe profesoresha shqiptare

Tronditet Kërçova: Ndërron jetë në moshë të re mjekja dhe profesoresha shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshë të re Dëbora Qerimi Xhambazi, Profesoreshë dhe mjeke e njohur nga Kërçova. Vdekja e saj në moshë të re ka tronditur Kërçovën por edhe më gjerë. Ja si e ka perkujtuar mjeken tashmë të ndjerë mikja e saj, Gjyla Çeliku:
Sot s’shkrova asgjë, t’gjitha takimet i anulova, por as në Kërçovë s’shkova, sepse nuk kisha forcë, as në telefon s’kam marrë asnjë sepse s’kam forcë, përpos nënës time(shoqes së nënës tënde, doktoreshë Emines), e cila u tmerrua nga vaji, shoqen time që e kam fort për zemër, me të cilën dolëm për kafe dhe harrova ku e parkuam veturën. Ti ishe shumë e re Bora për të shkuar, ti e doje jetën, profesionin dhe ambicioze e pashoqe në çdo sferë, si të gjitha vajzat e doktoreshë Emines dhe doktor Nexhit. Ti i ike jo veç familjes, por edhe kombit, për momentin i bëje 3 punë që unë i di: stomatologe, estetikë/bukuri dhe profesoreshë në gjimnazin e Kërçovës, kombi jonë ka nevojë për gra ambicioze si ti. Lexoj komentet, përkushtimet e ish nxënësve të tu, të vajtojnë nëpër rreshta, vajtoj edhe unë bashkë me ato, mendoj shpirtin e bashkëshortin tënd dhe të engjullit që le pas dhe them Zoti ashtu deshi, mendoj motrat e tua, shpirti m’dhemb bashkë me ato bashkë me mamin dhe babin tënd, sepse jeni miqtë e mi të shtëpisë, por mendoj edhe vjerrin mësuesin Ramiz(mësuesin e bashkëshortit tim) dhe zonjën se si vuajnë për ty. Jo veç unë por e gjithë Cërvica dhe Kërçova janë në ditë zie për ty. Ti ishe engjull mbi tokë, Zoti deshi t’mori n’botën tjetër, por krenare, profesionale, humane, faqebardhë. Doktoresha ka qenë përherë aty për nënën time, unë do jem aty përherë për nënën tënde, ndaj, i lehtë të qoftë dheu dhe Zoti t’shpërbleft me parajsë!
Amin!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments