Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTronditet Gjermania, nëna vre*t dy djemtë e saj e pastaj edhe veten

Tronditet Gjermania, nëna vre*t dy djemtë e saj e pastaj edhe veten

Gjermania është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga një krim në familje, pasi tre trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen.

Policia beson se kemi të bëjmë me një tragjedi familjare.

Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten, raporton A2CNN.
Ka qenë kryefamiljari 45-vjeçar ai që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, 14 dhe 16 vjeç.
Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes. Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme duke marrë fillimisht në pyetje fqinjët në lagje, ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore po siguruan prova.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments